Duke folur në TopChannel për problemet e rendit publik në këto ditë të nxehta të verës dhe marrjes së detyrës së re si Ministër i Brendshëm të Taulant Ballës, Profesor Karamuço u shpreh ndër të tjera, se nga fjalimi i ministrit të ri ai krijoi dyshime të forta që Ardi Veliu do jetë i shkarkuari i parë.
Megjithëse sipas Karamuçës AMP ka bërë një punë të mirë gjatë kësaj periudhe dhe nuk i duhen mohuar meritat, kritikat e forta që Z. Balla drejtoi sot ndaj këtij institucioni ngjanin si një mesazh i koduar për largimin e afërt të kreut te AMP.
Karamuço u ndal ndër të tjera edhe tek një sërë problematikash që shqetësojnë sot policinë e shtetit, ku dyfishimi i rrogës së tyre duhet të ishte prioriteti Nr.1 i Ministrit të ri të Brendshëm
/a.r