Është rikthyer energjia elektrike në atë pjesë të qytetit të Sarandës, e cila ishte ndërprerë më parë për shkak të një zjarri pranë Nst të qytetit, njofton OSHEE.
OSHEE mori vendimin për të stakuar furnizimin me energji elektrike për masë sigurie, deri në momentin që zjarri u shua dhe situata u normalizua.
Njoftimi i OSHEE:
Për shkak të zjarrit në afërsi të Nst Sarandë, është stakuar furnizimi me energji elektrike për masë sigurie.
Një pjesë e qytetit është pa energji elektrike. Zjarri është shuar dhe operatorët e Nst Saranda e Re dhe grupi i emergjencës OSSH janë duke manovruar me skemat normalizimin e situatës.
“Energjia elektrike u rikthye në zonë”, ka bërë me dije OSHEE
/f.stafa