Një tjetër aksident është regjistruar pasditen e sotme në Fushë-Krujë, në afërsi të fshatit Halil.
Mësohet se një automjet pa targa ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin e një banese.
Për shkak të përplasjes kanë mbetur të plagosur një 17-vjeçar dhe një 20-vjeçar, të cilët janë dërguar drejt spitalit të Traumës. Të plagosurit janë identifikuar si Selman dhe Ervin Xeka.