Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në kryeqytet, ku një 22-vjeçar, i cili lëvizte me motor ka humbur jetën.
Ngjarja e rëndë është regjistruar në Vaqarr, ndërsa mësohet se, i riu ka qenë duke udhëtuar me motor, ndërkohë që një automjet, i cili është futur në parakalim, e ka marrë para motorin duke e lënë të vdekur në vend 22-vjeçarin.
Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa është shoqëruar në komisariat drejtuesi i mjetit, i cili është larguar pas përplasjes, por është ndaluar pas disa minutash.
“Tiranë/Informacion paraprak: Më datë 17.07.2023, rreth orës 15:05, në Vaqarr, automjeti tip “Audi’, me drejtues shtetasin A. Sh., është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin L. T., 23 vjeç. Si pasojë, drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”
Njoftimi i Policisë së Tiranës
/f.stafa