Këngëtarja Alma Bektashi ka rrëfyer disa detaje në lidhje me jetën personale, pasi i dha fund martesës verën e 2021 ku tregon se ka ngecur në një proces civil që shtyhet prej dy vitesh.Alma Bektashi për ‘Top Channel’ ka treguar se përveç probleme psikologjike, emocionale ajo është përballur dhe me vështirësi financiare pasi pohon se ka shpenzuar shumë për këtë gjyq.
“Nuk e kuptoj akoma. Imagjino për mua që kam mbi 30 vite karrierë artistike skenike dhe mbi 20 vite karrierë pedagogjike në Universitetin e Prishtinës më ndodh kjo gjë. Imagjino ato femra që janë në shtëpi mund të jenë në shtëpi, që ndoshta nuk e kanë as anën ekonomike, nuk e kanë përkrahjen e familjes dhe ballafaqohen me këtë gjë që po përballem unë këto dy vite. Unë nuk e kuptoj, nuk e di çfarë procedure duhet ndjekur, kur ti kërkon që të divorcohesh sepse nuk do që t’i kalosh më ato probleme psikologjike, emocionale dhe vështirësitë financiare që mua më duhet brenda këtyre dy viteve, nuk e di as sa kam shpenzuar për këtë gjyq”.
“Unë kam dëgjuar dhe kam parë që një divorc ndodh në pesë javë deri në gjashtë muaj. Nuk ma merrte mendja kurrë që mund të shkojë dy vite. Në 4 dhjetor bëjmë një vit që ne nuk po gjejmë dot psikologe për djalin. Më e bukura është se kur të bëhet seanca e radhës, djali im do të jetë 17 vjeç dhe është 1 metër e 80 centimetër. Çfarë mund t’i thotë psikologia, ‘shpirt i vogël, ti do me mamin apo me babin’, se kjo është jashtë logjike”.
Çfarë ndodhi dy vite më parë?
Pas 25 vitesh martesë me djalin nga Tirana, Sokol Stafa, Alma iu drejtua Gjykatës së Tiranës me padi për zgjidhje martese për shkak të një tradhtie që u zbulua nga vetë e dashura e bashkëshortit të saj.
Kanë qenë miqtë e përbashkët që janë habitur kur kanë parë “Instagramin” e psikologes me foto ku i deklaron publikisht dashurinë burrit të Almës, ndërkohë që ata ishin ende të martuar.
/f.stafa