Kryetari i Komisionit të Medias, deputeti i PD-së, Genc Pollo, ka akuzar sot kryeministrin Rama se nëpërmjet ndërhyrjeve urgjente që po bën në ligjin për mediat audivizive, po përpiqet që të kapë RTSH për interesa personale. Sipas Pollos, ligji po tenton të ndryshohet vetëm për të emëruar një person të përzgjedhur nga Rama. “Mes dy kandidatëve të zgjedhur nga këshilli drejtues opozita dha përkrahjen për njërin prej tyre dhe nuk kishte si të jepte mbështetje për kandidaturën tjetër që është mik familjar i kryeministrit. Ndryshimet në ligj po kërkohen për një njeri të vetëm. Procedura urgjente me të cilën këtë të enjte tentohet të futet në Kuvend, synon që të shmangë konsultimin me OSBE dhe KE, të cilat kanë kontribuar shumë për ligjin e mediave audivizive”, ka theksuar Pollo.