Mbi 90 mijë shqiptarë janë shpërngulur viteve të fundit nga Maqedonia, shkruan gazeta “Dnevnik”, duke u thirrur në burime të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, i cili ka nisur me verifikimin dhe kryqëzimin e të dhënave të MPB-së me të dhënat e institucioneve të tjera.
Sipas kësaj gazete, bëhet fjalë për 100 mijë banorë të Maqedonisë të shpërngulur, prej të cilëve siç thuhet 90 mijë janë shqiptarë.
Duke njohur mënyrat spekulative të mediave maqedonase, sidomos atyre të afërta me partitë në pushtet dhe në shërbim të tyre, siç është rasti me “Dnevnikun”, mund të supozohet se tendenca e shkrimit në fjalë është të problematizojë numrin e elektoratit shqiptar në Maqedoni, që do të dalë i madh dhe do të rrezikojë përqindjen e votuesve të komunitetit maqedonas, referon Express.