Siç bëhet e ditur nga Qendra Kombëtare e Shkencave Hapësirore (NSSC) e Akademisë së Shkencave të Kinës, një grup teleskopësh diellorë nisën funksionin e tyre testues të premten në Kinën Jugperëndimore.
Radioteleskopi diellor “Daocheng” (DSRT), pjesë e fazës së dytë të Projektit Kombëtar “Meridian”, është teleskopi më i madh i këtij lloji në botë. NSSC-ja u shpreh ky teleskop ka aftësi t’i mbikqyjë vazhdimisht aktivitetet diellore në mënyrë të qëndrueshme dhe me cilësi të lartë. NSSC shtoi se aftësia e vëzhgimit të teleskopit, për shembull zbulimi i pulsarit, është verifikuar pas gjysmë viti të testimit.
Radioteleskopi diellor gjendet në buzën e rrafshnaltës “Qinghai-Xizang” në provincën Sichuan të Kinës Jugperëndimore, me një lartësi më shumë se 3.800 metra mbi nivelin e detit shkruan CMG. Ai përbëhet nga 313 antena parabolike 6 metra të gjera që rrethojnë një lartësi 100 metra, kulla e kalibrimit në qendër.
Teleskopi do të përdoret për të kapur imazhe me saktësi të lartë të ngjarjeve diellore, duke kërkuar metoda për mbikqyrjen e pulsarëve, të radioshpërthimeve të shpejta dhe asteroidëve, tha NSSC-ja.
Në 2008-ën, Kina nisi Projektin “Meridian”, një rrjet mbikqyrës i përbërë nga 31 stacione me bazë tokësore, për të vëzhguar motin në hapësirë dhe për të kuptuar proceset pas ngjarjeve katastrofike.