Veteranët e luftës së UÇK-së, kane njoftuar protestë ditën e sotme kundër vendimit të qeverisë për rritjen e pagës minimale, pasi nuk janë përfshirë për të përfituar benefitet.
Qëndrimi i tyre është shoqëruar me reagime të shumta. Kryeministri Kurti thotë se ligji i miratura në Kuvendin e Kosovës e rregullon pagën minimale dhe jo përfitimet e mirënjohjet ndaj veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kurti thekson gjithashtu se qeveria po angazhohet për të pasur një ligj të ri, por që sipas tij, “për këtë gjë u nevojiten faktet të jenë të sakta”.
“I gjendur në një situatë të tillë, ku pozicioni i tij karshi Kosovës po dobësohet dita ditës, me sa duket Vuçiçi ka vendosur që t’i kthehet luftës hibride, që përmes dezinformatave, shpifjeve, krijimit të frikës e mosdurimit, të provojë të nxisë pakënaqësi e trazira edhe në Kosovë, shkruan Zveçla në një postim në Facebook.