Përgjatë 24 orëve të fundit në port kanë mbërritur mbi 3 500 pasagjerë, si dhe mbi 1400 automjete që vijnë drejt Shqipërisë për pushimet verore.
Ndërsa numri e shtetasve që hynë në vendin tonë përgjatë ditëve në vijim pritet të dy apo trefishohet. Për t’i paraprirë situatës, policia e kufirit në bashkëpunim me doganën dhe autoritetin portual kanë nisur aplikimin e masave shtesë.
Masat janë fokusuar kryesisht në rritjen e parametrave të sigurisë dhe shërbimeve që ofrohen nga subjektet private në sektorin e udhëtarëve. Përgjatë periudhës Janar-Qershor 2023 kanë kryer gjithsej 439 lundrime me linjat nga Porti i Durrësit drejt Barit, Ankonës dhe anasjelltas
Mbi 240,000 pasagjerë dhe 95,036 automjete kanë udhëtuar drejt Portit të Durrësi gjatë këtyre gjashtë muajve. Referuar të dhënave zyrtare edhe transporti i automjeteve nëpërmjet trageteve ka reflektuar gjithashtu një rritje prej 2,079 automjetesh më shumë ne raport me të njëjtën periudhë të vitit 2022. Duke shënuar në total një rritje me 13 për qind më shumë se një vit më parë.