Nxënësja 13-vjeçare, në shkollën 9-vjeçare “Asllan Keta”, që paditi për përdhunim Denis Havaljen banues në fshatin Cerujë të Bashkisë Klos, në rrethin e Matit ka dhënë dy dëshmi kontradiktore në polici. M.Doga fillimisht ka deklaruar se Havalja e ka rrëmbyer forcërisht me mjetin e tij tip “Range- Rover”, me targa të huaja “T357JDP”, teksa shkonte në shkollë.
“Denis Havalja, – është shprehur Doga, – më doli në rrugën afër shkollës dhe më futi me dhunë në makinë. Pas afro 20 minutash e futi makinën në një tunel. Aty më përdhunoi me forcë dhe pas afro gjysmë ore më dërgoi afër fshatit dhe u largua”. Këto janë pohimet e para të adoleshentes nga Fushë- Bulqiza.
Ky denoncim është bërë mbrëmjen e të hënës nga M. Doga, ndërkohë Policia e Bulqizës e ka prangosur Denis Havalen mëngjesin e djeshëm. Paraditen e djeshme vajza që pretendon se është përdhunuar është marrë përsëri në pyetje nga oficerët e Policisë Gjyqësore Bulqizë.
Ajo ka ripohuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me 30¬vjeçarin nga Mati, por këtë herë ajo nuk ka përsëritur deklarimin e një nate më parë se është përdhunuar, por ka treguar se Havalen e njihte dhe e donte. Por policia vijon hetimet pasi mbi 30-vjeçarin rëndon akuza e “marrëdhënieve seksuale me të mitura” dhe “drejtim automjeti pa dëshmi përkatëse”. /Panorama