Gazetari Elvi Fundo ka bërë publik për emisionin “Opinion” në Tv Klan një foto të bosit të inceneratorëve, Mirel Mërtirit.
Fundo thotë se fotoja e Mërtirit është shkëputur nga aeroporti i Bagdatit duke ikur në Iran para se të shpallej në kërkim.
Elvi Fundo: Kam një surprizë për emisionin tënd. Personi në foto, Mirel Mërtiri në aeroportin e Bagdatit duke ikur në Iran, më e fundit e tij, është para se të shpallej në kërkim, duke ikur nga Iraku për në Iran. Ne kemi dhe dokument të publikuar që ky i ka bërë një letër-kërkesë bashkisë së Bagdatit për të bërë atë që ka bërë në Tiranë, incenerator.
/a.r