Seanca e së enjtes në Kuvend ka nisur me debate të ashpra.
Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi kërkon pezullimin e seancës plenare dhe kërkon që kryeministri Edi Rama të vijë dhe të japë llogari për ngjarjen e Fushë Krujës ku anëtarë të fisit Rraja dhunuan dy kushërinjtë Maja për guroren, si edhe për kërkesën e SPAK për arrestimin e Ahmetajt.
Është në nderin tuaj sa kohë që brenda katër ditëve kanë ndodhur dy ngjarje që kryeministri i vendit do duhet të japë llogari para parlamentit është në nderin tuaj të ndërprisni seancën plenare dh ti kërkoni kryeministrit të vijë. E papranueshme që Rama fshihet pas Rrajës për rastin e Krujës, e Ahmetajt për inceneratorët. Të dyja janë thelbi i qeverisjes së njeriu. Është në të drejtën tonë për të kërkuar të pezullohet seanca plenare dhe të japë llogari për licencën që i ka dhënë deputetit në kundërshtime ligjin që shkatërroi shtëpitë e një fshati të tërë dhe solli atë ngjarje shokuese. Ka një kërkesë të SPAK për arrestimin e zëvendësit të tij. Nuk është një aferë personale e Ahmetajt, por e Ramës. Parndaj duhet të vijë në seancë të japë llogari, t’i përgjigjet deputetëve dhe opinionit publik. I vetmi në territorin e Shqipërisë që s’ka fol për ngjarjet e rënda. Pezulloni seancën në përputhje me nenin 47 pika 1, ska punë më të rëndësishme se të japë llogari për këto afera.
/a.r