Deputeti dhe ish-kryebashkiaku i Fierit Baftjar Zeqaj ka folur sot për gazetarët teksa u pyet për përmendjen e emrit të tij në dosjen e Arben Ahmetajn.
Ai tha se nuk e ka takuar kurrë ish-zv.kryeministrin dhe se nuk ka firmosur për inceneratorin.
“Në celularin e Ahmetajt është gjetur një SMS ku ai më ka shkruar para 11 vitesh dhe më ka thënë ta pres Mirel Mërtirin. Nuk mbaj mend nëse e kam pritur apo jo, sepse s’ka një përgjigje që thotë faleminderit që e prite apo s’e prite. Unë s’kam firmosur asnjë incenerator. ” – tha Zeqaj.
Ai u shpreh se nuk ka asnjë njohje personale me Arben Ahmetajn.
“Unë s’jam i shqetësuar nga përmendja e emrit tim, por nga shpërdorimi i tij. Me Ahmetajn s’kam pirë kurrë një kafe dhe s’kam patur komunikim. Për mua është thjesht një shok partie dhe kaq” – tha Zeqaj para nisjes së seancës në Kuvend.
/a.r