Deputeti i Partisë Socialiste Arben Pëllumbi pas mbledhjes së Këshillit të Mandatave u shprej se ligjvënësit gjykojnë nëse procedurat janë të rregullta ose jo, por jo për faktet.
“Partia Socialiste nuk bëhet avokate e askujt. Mbledhja përfundoi dhe arriti në përfundimin që duhet t’i sugjerojë seancës plenare dhënien e autorizimit për prokurorinë, pranimin e kërkesës së SPAK-ut për dhënien e të drejtës për arrestim. Këshilli u përpoq të bënte një proces të rregullt për të garantuar si të drejtat e kolegut dhe një proces një të rregullt” tha ai.
Po përse u shty votimi në Kuvend për të hënën? “E para duhet të përgatitet raporti i shumicës. Sot dëgjuam palën mbrojtëse. Ne sot të përgatisim raportin deri të premten për t’ja kaluar seancës të hënën në orën 17:00” tha ai.
U tronditët nga provat? “Këshilli nuk është as gjykatë nuk ka as tagrin… Ne aty gjykojmë vetëm nëse procedura për dhënien e kësaj të drejte është zbatuar apo jo dhe ka apo jo fakte që ndaj kolegut tonë ka ndikime politike” iu përgjigj deputeti socialist gazetarëve.
Në fund, Pëllumbi tha qartë dhe prerë. “Përsa kohe ne bindemi që procedura është e rregullt ne nuk bëjmë avokatin e askujt”.
/f.stafa