Për Bashkimin Evropian, Kosova i ka përmbushur të gjitha obligimet dhe i ka përmbyllur të gjitha procedurat që asaj i takojnë për krijimin e asaj që quhet “Dhomë Speciale e Gjykatës”, e cila do të trajtojë rastet e krimeve serioze dhe akuzat që pritet të ngrihen ndaj disa prej ish-udhëheqësve kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan “Koha Ditore”.
Tani, sipas Bashkimit Evropian, për të nisur puna ka mbetur vetëm që Mbretëria e Holandës, si vend i cili “ofron lokacionin” për atë dhomë, të përmbyllë procedurat e saj.