Në datën 18 korrik, ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, do të dalë para Gjykatës së Apelit për të kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë.
Dako i ka thënë Apelit në ankimin e dorëzuar disa ditë më parë, se nuk ka asnjë kusht që të qëndrojë në qeli, pasi mund të hetohet në gjendje të lirë.
Në Apel do të dalin edhe personat e tjerë të marr nën hetim në të njëjtën dosje. SPAK thotë se Dako shpërdoroi detyrën në dy raste gjatë ushtrimit të saj, në vitin 2011 dhe 2014.
/f.stafa