Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, po përgatitet që të vijë në Shqipëri. Është kryeministri Edi Rama i cili e jep këtë lajm nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Kreu i qeverisë ka shpërndarë edhe një foto nga takimi që ka kryer me Presidentin francez në Vilnius, aty ku ka marrë pjesë në samitin e NATO-s.
“Vilnius, Lituani – Me Presidentin e Francës, Emanuel Macron, i cili po përgatitet për të ardhur në Tiranë”, tha Rama.
Gjatë punimeve të samitit të NATO-s në Vilnius të Lituanisë, Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një sërë takimesh me liderë e zyrtarë të lartë të shteteve anëtare të aleancës.
Përveç presidentit Macron, Rama bisedoi edhe me Kryeministren e Italisë, Xhorxhia Meloni, Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken, si dhe ministrin e Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias të martën.
Kryeministri Edi Rama pati një takim të veçantë edhe me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis.
/a.r