Kryeminsitri i vendit Edi Rama publikon në faqen e tij në Facebook përherë foton e ditës.
Jemi mësuar të shohim foto të ndryshme të kryeministrit nga aktivitetet e tij në të gjithë vendin.
Siç dihet, Rama është i kujdesshëm të publikojë foto të veçanta nga momente të veçanta, siç i ka hije një piktori profesionist.
Një prej fotove më të veçanta duket të jetë kjo e publikuar sot nga vizita e tij në Lushnje.
Rama ndalon në mes të rrugës dhe thuajse ulet në gjunjë për të përkëdhelur një qen që ndodhej i shtrirë.