Nga Ylli Manjani / Facebook
Bledi Çuçi ishte Ministri i Brendshëm më i mirë që ka patur deri më sot Rilindja. Ndoshta më i miri në kohëra. Ndoshta.
Ai kurrë nuk u bë polic. As drejtor policie. Ruajti profilin e njeriut civil dhe politik në krye të ministrisë më të përfolur në vite.
Shumë e vështirë të ruash ballancën ndërmjet të qenit luajal me Edi Ramën nga njëra anë dhe korrekt me atë detyrë specifikisht në anën tjetër.
Çuçi ja doli.
Kuptohet deri në momentin kur muti që të lë shefi përpara nuk pastrohet dot.
Çuçi as i solli në politike e as i mbrojti Rrajat. Ato janë produkt i Edi Ramës. Sigurisht që ata do ishin dëm kolateral për të. Çuçi e askush tjetër nuk mund ta fshinin dot banditizmin e të superpushtetshmëve të Krujës.
Por Çuçi ishte dhe mbetet dëm kolateral në portofolin politik të Edi Ramës. Ai largoi ministrin më të mirë të qeverisë së Tij, për të bërë të harrohet Rrajizmin elektoral me të cilin bashkjeton politikisht prej vitesh.
Çuçi nuk ishte mbi Ramën, as i pavarur nga Ai. Ndaj nuk e gjykojmë dot për faktin pse Rrajat janë të fortë.
Ai mbetet besnik i Edi Ramës dhe për pasojë njeriu që duhet të paguajë kostot e këtij të fundit.
Por një gjë e dimë tashmë. Bledi Çuçi mbetet Ministri i Brendshëm më neutral (jo policor) dhe më i papërfolur se askush tjetër më parë.
Ministri i mirë që duhet të lajë borxhet e shefit të vet, borxhe në të cilat është deri në fyt!