Ministria e financave dhe ekonomisë ka nisur konsultimet me grupet e interesit për të riparë cmimet e referencës së pronave në vënd. Rishikimi I I saj do të shoqërohet me aplikimin e taksë së pronës, që paguajnë qyetataret për banesën, bizneset për objektin ku ushtrojnë veprimtarin e tyre dhe fermerët për taskën bujqësore që posejdojnë. Boshti I kësaj reforme është që cmimet e refenrencës ti afrohen atyre të tregut. Ministrja e financave Delina Ibrahimaj gjatë një interviste për E-ZONE dha disa detaje nga kjo reformen, që do të marrë kohë për tu zbatuar.
“Është një reformë shumë e rëndësishme dhe prek të gjithë qytetarët. Ne themi që boshti I kësaj reforme është që cmimet e referencës së pronave të rifreskohen dhe të vijnë në cmimin e tregut, pasi cmimet janë rritur ndjeshëm vit pas vit, ndërsa referencat nuk janë rifreskuar”, tha ministrja.
Pjesë e reformës do të jetë dhe një taksim më I madhe për baneast e dyta apo të treta që kanë qytetarët.
“Ne do të kemi një normë të reduktuar tatimore për shtëpitë e para. Por për shtëpitë e dyta apo të treta do të ketë një taksim të plotë. E gjithë kjo do të eci paralelisht me reformën e dgjitalzimit të kadastrës”, sqaroi ministrja.
Synimi I ministrisë është që taksa e pronës të mblidhet në nivelin e 1% të prodhimit të brendshëm bruto, nga 0.36 % që mblidhet aktualisht, niveli më I ulët në rajon. Shkak është mungesa e informacioneve për titujt e pronësisë.
/a.r