Alfred Karaj, bashkëpronar me Përparim Rrajën në guroren në Borizanë të Krujës, zbuloi në një intervistë ekskluzive për emisionin Review në Euronews Albania, përplasjen e tyre me pjesëtarët e fisit Maja.
Në versionin e tij Karaj, thotë se Bilibil Maja i bënte denoncimet që të përfitonte para prej tyre.
Ai tha se gurorja respekton distancat me fshatin dhe banorët nuk janë ankuar asnjëherë. Karaj shtoi se pas konfliktit të parë me fisin Maja, Bilbili u punësua në gurore, por duke parë intensitetin e punës donte të përfitonte më shumë para dhe ndaj kërcënonte punëtorët të ndalonin punën.
“Ky konflikt është i dy tre personave që kërkojnë të përfitojnë pa punuar, të vijnë të marrin ndonjë rrogë dhe të ikin. Unë me banorët e Borizanës shkoj shumë mirë, madje kam dhe punonjës Ky është problem I një personi I cili mbledh dy tre persona mbrapa dhe quhet bilbil Maja dhe vjen dhe shantazhon puntorët. Më ka goditur punëtorët dy tre herë në kantier. Ka ardhur dhe me armë Bilbil Maja bashkë me Jashar Maja dhe me automatic ka marrë dy punëtorë I ka kërcënuar.
Nuk I kam kërcënua se nuk doja të bëja konflikt më të madh. Nuk doja ta agravoja situatën se fshati është miqësor. Shtëpia e Bilbil Majës është 800 metra nga këtu. Bilbil Maja ka ardhur të marrë ndonjë copë. Arritëm bëmë një marrëveshje kur bëm konfliktin e parë. Më tha më fut në punë të lag rrugën, I thashë hajde fillo puno. Pa shumë kamiona dhe pa shumë punë dhe diku iu rrit oreksi për ndonjë punë më shumë ose ndonjë lekë më shumë. E refuzoi më tha më ke bërë zhurmë. Çfarë zhurme të vijë ta matë ministria, unë respektoj distancat. Punonjësit e mi ndihen të kërcënuar, pasi vjen këtu dhe i ofendon.
Nuk kam bërë denoncime jam munduar ta zgjidhë vetë me shoqëri dhe me miqësi. Nëse kjo gurore do t’I krijojë 1% problem fshatit e firmos para medias e heq unë guroren”, tha Karaj.