Kryeministri Rama ka caktuar Taulant Ballën në postin e Ministrit të Ri të Brendshëm.
Përmes një reagimi, Edi Rama thotë se të hënën do t’ia dorëzojë emërimin për dekretim presidentit Begaj.
Ndërkohë, Rama falenderon ministrin e deritanishëm Bledi Çuçi.
Deklarata e kryeministrit Edi Rama:
Të hënën do t’i dorëzoj zyrtarisht Presidentit të Republikës propozimet e mëposhtme! Falenderoj ministrin Bledi Çuçi për punën e tij si gjithnjë korrekte edhe në këtë detyrë dhe uroj që ministri i ri i Punëve të Brendshme Taulant Balla, të çojë më tej përpjekjen tonë të palëkundur shtetndërtuese në çdo drejtim.
Në postimin e tij, kreu i qeverisë nuk jep arsyen e shkarkimit të Çuçit si ministër, megjithatë ky vendim vjen në një kohë kur më herët gjatë kësaj të shtune ngjarja e ndodhur në Borizanë, çoi në shkrirjen e Komisariatit të Krujës.
Me vendim të Drejtorit të Përgjithshëm, Muhamet Rrumbullaku, e gjithë trupa e niveleve zbatuese dhe drejtuese e Komisariatit do të rinovohet. Përgjegjës si drejtues operacional për çështjet e sigurisë dhe rendit, do të jetë Drejtori i Policisë Tiranë, Tonin Vocaj. Veç kësaj, ndaj këtij komisariati ka nisur një hetim nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.
/a.r
Edi te beje ndryshime ne qeveri ose nuk prano prano ligji ne presindete ose te shperndaje parlamenti os te caktoje nje qeveri teknike me dy nandate te krijohete senate me dy dhoma te jetw pleqesia te krijohe krshill50 asamblene dhe plenum