Policia e Tiranës ka arrestuar një 27-vjeçar nga Klosi, i cili u përplas me efektivët e policisë gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të shtune.
Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë dhe shoku i tij 27-vjeçar, po banues në Klos.
Personi i arrestuar, rreth orës 03:30 në zonën e ish-bllokut në Tiranë, kundërshtoi me dhunë dy efektivë policie.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin A. D., 27 vjeç, si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin A. M., 27 vjeç, të dy banues në Klos. Sot, rreth orës 03:30, në zonën e ish-Bllokut, shtetasi A. D., ka kundështuar me dhunë për shkak të detyrës dy punonjës Policie, ndërsa shtetasi A. M., nuk i është bindur urdhrave të tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.