Gjoba që Bashkia e Tiranës i vendosi Partisë Demokratike për dëmet e shkaktuara gjatë protestës së dhunshme të datës 8 dhjetor të vitit 2015 është në fuqi. Gjykata Admnistrative ka vendosur vetëm të pezullojë zbatimin e kësaj gjobe deri në një vendim të sajin përfundimtar dhe jo rrëzimin e saj. Dhe shkaqet e këtij vendimi nuk kanë të bëjnë aspak me përmbajtjen apo anën procedurale të vendosjes së kësaj gjobe nga ana e Bashkisë, por me arsye që lidhen me pamundësinë e selisë blu për të bërë pagesën e saj.
Burime të sigurta nga Gjykata Administrative kanë bërë me dije se përfaqsuesit ligjor të PD gjatë këtij procesi gjyqësor kërkuan masë sigurie mbi ekzekutimin e vendimit të gjobës së bashkisë, me justifikimin se llogaritë bankare të PD-së kanë një vlerë më të ulët se sa shuma e gjobës. Për këtë qellim ata që kanë kërkuar mirëkuptimin nga ana e Gjykatës për të pezulluar zbatimin e vendimit deri në shqyrtimin tërësor të kësaj çështje, pasi në të kundërt kjo do të përkeqësonte situatën financiare të kësaj force.
Një kerkesë kjo që duket se bie ndesh me luksin që shfaqin përfaqsuesit e kësaj force në jetën e përditëshme. Mjafton të shohim makinat dhjetra milionëshe të zyrtarëve të lartë demokratë për të kuptuar se argumentat e tyre se nuk kanë lek në llogarinë e partisë nuk qendrojnë. Kjo pasi vetëm vlera e një prej këtyre makinave do të mjaftonte për paguar vlerën e gjobës. Por pavarësisht kësaj përpkje të demokratëve për tiu shmangur drejtësisë, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka deklaruar se kjo gjobë do të vilet.