Grupi i shqiptarëve që vidhnin banesa në disa provinca në Itali rezulton të ketë patur lidhje me 22 vjeçarin shqiptar Gjergji Gjoni, i cili u kthye në fokus të medias italiane disa javë më parë, kur një pensionist italian e vrau atë, me pretendimin se ai kishte hyrë në shtëpinë e tij për të vjedhur.
4 shqiptarët e arrestuar nga forcat e policisë italiane janë Aldush Nikolli, 27- vjeç, Osvaldo Vuka, 20–vjeç, Kristjan Tragaqi 23- vjeç dhe 37- vjeçari Stiljan Tryci. Sipas medias italiane banda e shqiptarëve është përgjegjëse për grabitjen e të paktën 10 shtëpive në krahinat e Padovas, Vicenzas dhe Varezes, goditje këto të bëra në muajin shkurt të këtij viti.
Të akuzuarit u ndaluan në Mantova, aty ku edhe jetonin.
Skema e grabitjes:
Hajdutet arrinin pranë shtëpive të vëna në shenjestër me një makinë, brenda së cilës qëndronte një prej tyre, një tjetër kontrollonte rrugën, ndërsa dy të tjerët hynin me forcë, duke dëmtuar dyer e dritare.
Arrestimi është bërë falë përgjimeve të telefonave celularë të të rinjve, të cilat media italiane ka arritur t’i zbardhë.
A: Që kur kam lindur nuk kam parë dritare të tilla. Nuk ishin të mbyllura pasi në të kundërt nuk do të hapeshin.
B: Sildi, eja me mua.
A: Më gjeni në cepin para rotondos në të djathtë.
B: Kemi bërë një vjedhje spektakolare. Kthehemi në shtëpi tani?
A: Po, në shtëpi. Eja pas meje.
B: Nisu atëherë
A: Vathë dhe gjëra të tjera.