Deputetja socialiste Arta Dade, njëkohësisht kryetarja e komisionit parlamentar të Politikës së Jashtme ka folur për zgjedhjen e kreut të PS-së dhe ndryshimet në statusin e selisë rozë. Sipas Dades, ndryshimet statutore janë në dobi të PS-së ndërsa çështjen e shumëdebatuar të zgjedhjeve për kreun e partisë do ta vedosë Kongresi.
“Ndryshimet në statutin e PS-së në dobi të partisë. Unë kam kërkuar që të vendoset një datë për këto zgjedhje dhe kam bërë të gjitha propozimet e mia në linjë institucionale. Jemi në prag të Kongresit dhe do të presim vendimet e tij. I kam prezantuar propozimet e mia në linjë institucionale. Çështjen për zgjedhjen e kryetarit e zgjidh Kongresi”, tha Dade.
Arta Dade ka qenë e pranishme në Korçë nga ku ka dhënë dhe këto deklarata.