Kryeministri Edi Rama tregoi mbrëmjen e së enjtes një pjesë të bisedës private me Bill Clinton, shkruan javaneës. Ai tha se plani frank-gjerman është opsioni më i mirë për Kosovën duke u shprehur se ai në vetvete përbën njohjen de-facto.
Rama tha se teksa i ka shpjeguar Klintonit çështjen e planit frank-gjerman, ish-presidenti amerikan i ka rrëfyer:
“Më tregoi këtë histori. Jaser Arafati ishte njeriu për të cilin të gjithë thoshin se është gënjeshtar dhe nuk mban fjalën. Por mua s’më ka gënjyer kurrë dhe së bashku me Ehud Barakun arritën marrëveshjen më të mirë të mundshme për palestinezët. Në sytë e mi ranë dakord. Pas shumë pak kohe, Arafati e prishi. Ndërkohë që Ehud Barakun në Izrael kishte shumë njerëz që donin ta vrisnin sepse sipas izraelitëve marrëveshja ishte skandaloze. I them Arafatit, ti s’më ke gënjyer kurrë dhe më ikën tani në momentin kur ke marrë më të mirën e mundshme që s’do ta kesh më në tavolinë sa të jesh gjallë. Më tha e di, por nuk mundem. E kam marrë në telefon kur ika nga Shtëpia e Bardhëe i thashë: Ti më detyrohesh të më thuash të vërtetën, pse ike në fund nga marrëveshja? Nuk ta them dot tha, por ti tha, bëre për Palestinën më shumë seç mund të bëj unë gjithë jetën” – tha Rama.
Këtu Rama ka nxjerr porosinë për kryeministrin Kurti, që sipas tij nuk duhet ta largohet nga Plani franko-gjerman.
“Ke njohjen de facto në tavolinë tani, pse i ikën tavolinës? Çka është kjo luftë me bandat kur në tavolinë e ke njohjen de facto? Bashkësia euroatkanike ka Ukrainën, zgjedhjet në Amerikë. Larg qoftë mund të thotë “e di si është puna, ec nuk merremi me këtë punë”. Kur marrëveshja të ikë nga tavolina atëherë cfarë? Të rroftë ‘Oso Kuka’.
/a.r