Ambasadori i SHBA-ve në vendin tonë, Donald Lu si dhe shefi i OPDAT, Jon Simbert i dorëzuan ish-kryeministrit Sali Berisha dokumentin e opinionit të Komisionit të Venecias.
Në takim u diskutua gjerësisht për reformën në drejtësi. Berisha theksoi se, dokumenti i Komisionit të Venecias përbën një bazë parimore, solide, të shëndoshë për të ecur përpara dhe kompletuar reformën në drejtësi.
Berisha shprehu mendimin se është me shumë rëndësi që të fillohet, pa humbur kohë, me krijimin, sipas rekomandimeve të Venecias, të njësisë antikorrupsion, pasi Komisioni i Venecias ka folur qartë se kjo njësi mund të ndërtohet sipas parimeve të hetimit të pavarur.