Londra u shokua ditën e sotme pasi një makinë Land Rover u përplas me godinën e një shkolle, duke i marrë jetën një 8-vjeçareje dhe duke plagosur të paktën 16 nxënës të tjerë.
Nxënësit e mitur po shijonin një festë çaji në natyrë në ditën e fundit tëshkollës, kur tragjedia goditi Shkolla fillore në Wimbledon.
Policia tha se drejtuesi i Land Rover Defender, një grua rreth të 40-tave, u arrestua me dyshimin se ka shkaktuar vdekjen nga drejtimi i rrezikshëm dhe ka mbetur në paraburgim.
Ndërkohë, ky është momenti kur policia, mes lotësh, konfirmon vdekjen e vogëlushes, e cila thuhet se u morr para nga makina dhe u përplas në murr duke vdekur në vend. 16 nxënës po ashtu u përplasën, teksa 10 prej tyre janë dëreguar në spital ku po marrin mjekim dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën./m.j