Kreu i agjencisë së spiunazhit të Ukrainës, GRU, ka folur për analizën e tij të raporteve të monitorimit në Rusi pas rebelimit jetëshkurtër të shefit të Wagner, Yevgeny Prigozin.
Sipas mediave të huaja, Gjeneral-major Kyrylo Budanov tha se një studim i brendshëm sekret nga Ministria e Punëve të Brendshme të Rusisë (MVD) ishte ekzaminuar për të përcaktuar nivelet e mbështetjes publike për kryengritjen.
Ai tha se studimi zbuloi se gjatë rebelimit, themeluesi i “Wagner” Prigozhin kishte mbështetje popullore në 17 nga 46 rajonet e Rusisë, krahasuar me 21 për Vladimir Putin, ndërsa në rajonet e tjera, mbështetja për secilin prej tyre ishte e ngjashme.
“Kjo është ajo që ne shohim tani – që shoqëria ruse është copëtuar në dy pjesë,” tha gjenerali Budanov për The Times.
“Situata po tregon pikërisht atë për të cilën ka folur shërbimi ynë: Se Federata Ruse është në prag të luftës civile. Duhet të ketë një ‘çështje’ të vogël të brendshme dhe konflikti i brendshëm do të intensifikohet.”/m.j