Kryeministri Albin Kurti sot ka pritur në takim ambasadorin britanik Nicholas Abbott në Qeveri. Zyra e Kryeministrit ka njoftuar për këtë takim, por nuk ka dhënë detaje mbi bisedën e zhvilluar mes tyre.
“Pas takimit që më 26 qershor Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi me Sekretarin për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly në Londër, sot priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott. Marrëdhëniet bilaterale, vizita në Londër dhe takimi mes Kryeministrit Kurti dhe Sekretarit Cleverly, si dhe zhvillimet në vend ishin pjesë e diskutimit në këtë takim”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë paralelisht, kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Kosovë, ka përfunduar takimin me presidenten Vjosa Osmani dhe së shpejti pritet të takohet dhe me kryeparlamentatin Glauk Konjufca. Deri atëherë, numri një i qeverisë shqiptare është në pritje të konfirmimit të homologut të tij për t’u takuar./m.j