Ambasadori amerikan Jeff Hovenier ka hyrë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës ku ndodhet edhe Kryeministri Rama i cili po zhvillon një takim me presidenten Vjosa Osmani.
Gazetari i Euronews Albania, Kosovë Gjoci tha në një lidhje direkte se ende nuk dihet nëse arsyeja e ardhjes është një takim me Ramën apo do të zhvillojë takime veçmas me ndonjë nga liderët e Kosovës.
Ai tha gjithashtu se ambasadori amerikan ka dalë me shpejtësi nga makina e është futur po me shpejtësi në ambientet e brendshme të Kuvendit dhe është drejtuar në pjesën ku ndodhet edhe presidenca e Kosovës./m.j