Kryeministri Edi Rama është takuar me presidenten Vjosa Osmani, gjatë vizitës së tij në Kosovë.
Vizita e Ramës në Kosovë është bërë në kuadër të turit të tij ballkanik, ku pritet të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, por ende nuk ka konfirmim nëse do të takohet me kryeministrin Albin Kurti.
Në aeroportin e Prishtinës Rama është pritur nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Kujtojmë se në orët e para të paradites, Rama ishte në Shkup, ku u takua me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski./m.j