Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka dhënë dëshminë e tij të parë në sallën e gjyqit. Ish ministri shprehet se procesi dhe gjyqi ndaj tij është i manipuluar ndërsa shpesh në deklaratën e tij, të cilën e ka siguruar gazetarja e Report Tv, shprehet se e vërteta dhe pafajësia e tij do të triumfojë.
Koka, akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion për aferën me inceneratorët.
“Një e vërtetë e thënë përgjysmë është e pavërtetë. Prokuroria u bazua tek kallëzimi LSI dhe për 2 vite nuk më mori në pyetje asnjëherë. Unë si ministër, Sekretari përgjithshëm dhe Komisioni kemi zbatuar me përpikmëri ligjin. Bëmë punën më të mirë dhe shërbyem me devotshmëri. Eshtë kohë e vështirë që kërkon burra e burrni, unë si kam borxh askujt ta paguaj me lirinë time!
Akuza e prokurorisë është idiote! Kam hyrë në politikë si biznesmen dhe s`më bëri politika biznesmen. Po kthehemi 45 vite para në proceset e stisura të sistemit komunist. Është një alarm jo vetëm për mua por për të gjithë shoqërinë. Ky proces është i manipuluar fund e krye , besoj se e vërteta do të triumfoj.
Nuk ekziston asnjë kontakt ose njohje me pronarët e inceneratorëve, ato nuk i solla unë por erdhën si propozim nga bota e biznesit. Prokurori devijoi hetimet dhe fraksionojë dosjen për të mos zbuluar të vërtetën. Drejtësia më herët sesa vonë do të dalë. Intriga e këtij procesi dashakeqës do të dalë dhe uroj të shërbejë për konsolidimin e mëtejshëm të reformës në drejtësi.
Prokurori fshehu 40 fashikuj hetimor ku gjenden provat për pafajësinë time. Më janë vënë në dispozicion nga gjykata 1 javë më parë. Akuza pësoi mutacione për ti qëndruar besnike kallëzimit të LSI. Kurrë nuk i kam futur dorën në xhep dikujt.”- thotë Koka.
/f.stafa
Nuke vlene koka e edvin k/hajdutit me shume se e jotja.Fole lefter lere burrnine thuaj hapur vjedhjet e plackitjet,e cdo gje e keqe ne vendin tone eshte me porosine e edvin k/hajdutit.E kunderta shiko pretencen qe te kane dhene,te sakrifikosh per k/hajdutuin po demton rende veten e familjen tende,thirri mendjes.