Kompania “Meta” në pronësi të Mark Zuckerberg ka nxjerrë në treg aplikacionin “Threads”, rivalin e Twitter.
Zuckerberg thotë se synon që ky aplikacion të kalojë Twitterin sa i përket numrit të përdoruesve.
Edhe ekspertët besojnë të njëjtën gjë për shkak të pakënaqësisë së përdoruesve me ndryshimet e fundit në Twitter.
Threads është i disponueshëm në mbi 100 vende, por ende jo në shtetet e Bashkimit Europian për shkak të rregullatores.
Ky aplikacion i ri do t’i lejojë përdoruesit që të publikojnë statuse deri në 500 karaktere, ndryshe nga Twitter që ka numër shumë të kufizuar.
Më shumë se 5 milionë përdorues u regjistruan në Threads në orët e para.
“Mendoj se do të jetë një aplikacion me mbi 1 miliard përdorues. Twitter e ka patur mundësinë për ta bërë këtë, por nuk ka mundur. Shpresojmë se ne do ta bëjmë”, u shpreh Zuckerberg.
Kompania “Meta” thotë se aplikacioni i ri Threads është version paraprak dhe me kalimin e kohës do t’i shtohen veçori të tjera.
/a.r