Arbër Zaimi, anëtar i kryesisë së VV-së, komentoi për televizionin e familjes Berisha, refuzimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, për t’u takuar me Edi Ramën.
Zaimi u shpreh se Kurti nuk mund të dakordësohet me Ramën, i cili shkon në Kosovë me rolin e një mediatori, dhe jo si vëlla.
“Ka qenë një mesazh dhe më përpara, e ka dhënë zëvendëskryeministri Bislimi diku te para 10 ditësh ose dy javësh, ka thënë që nuk ka nevojë Kosova për ndërmjetës, se ndërmjetës ka sa të duash të tjerë që ofrohen, por ka nevojë për ndihmë dhe mbështetjte.
Po të jetë për ndërmjetës, ka palë të tjera sa të duash, por Kosova me Shqipërinë duke qenë një komb, identiteti, kultura, historia, e njëjtë. Kosova pret tjetër gjë nga Shqipëria.
Tani, nëse kryeminstri i Shqipërisë vjen në Kosvë me idenë që ‘unë jam ndërmjetës dhe mediator i Ballkanit’, atëherë unë mendoj se duke qenë se Kurti është ai që udhëheq dialogun, ai nuk mund të dakordohet me mediatorë, me të cilët nuk është dakorduar më përpara se do jenë mediator.
Në rast se Rama ka vendosur të bëjë mediatorin, atëherë duhet thënë që mediatori është mirë të mos jetë arrogant me palët, të mos jetë i padrejtë, për të fituar besueshmërinë si mediator.
Ndërsa nëse vjen si vëlla, nëse vjen si kryeministër i Shqipëqrisë, që është vendi më i rëndësishëm për Kosovën, atëher Rama duhet të vinte jo duke kërkuar falje mbase, por duke riorganizuar takimin mes dy qeverive dhe jo duke bërë sikur nuk ka ndodhur asgjë.
Le të themi që aktualisht shqetësimi kryesor i Kosovës është që të sqarojë situatën e saj sepse ne mendojmë se masat që janë marrë ndaj Kosovës janë të padrejta, fokusi është të sqarohet kjo padrejtësi dhe të hiqen këto masa.
Në këtë pikë është e papranueshme që Kosovës t’i vijë presioni nga vendi që pret mbështetjen më të madhe”, tha ai.