Haxhiu shqiptar Sulejman Koloriu ka ndërruar jetë përgjatë pelegrinazhit në Medinë. Lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu.
Sulejman Koloriu kishte shkuar në Medinë bashkë me një grup haxhijsh të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, një traditë e përvitshme.
Haxhiu ka s ka mbyllur sytë përgjithmonë në Medinë.
“U informova nga drejtuesi i haxhit, z. Lauren Luli, se haxhiu Sulejman Koloriu ka ndërruar jetë në qytetin e bekuar të Medines. Pasi ka kryer ritin e Haxhit dhe ka shkuar në qytetin e Profetit (a.s.), Medine, për vizitë, pjesë e axhendës, haxhiu i nderuar ka ndërruar jetë”, njofton Bujar Spahiu.
Kreu i Komunitetit Mysliman i shpreh ngushëllimet familjes Koloriu dhe të afërmve të haxhiut nga Tirana.
Postimi i plotë
Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi! U informova nga drejtuesi i haxhit, z. Lauren Luli, se haxhiu Sulejman Koloriu ka ndërruar jetë në qytetin e bekuar të Medines.
Pasi ka kryer ritin e Haxhit dhe ka shkuar në qytetin e Profetit (a.s.), Medine, për vizitë, pjesë e axhendës, haxhiu i nderuar ka ndërruar jetë.
I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Koloriu dhe të afërmve të haxhiut.
I lutem Zotit që t’i ketë pranuar haxhin Sulejmanit dhe ta bëjë atë prej banorëve të Xhennetit Firdeus.
Vdekja është e hidhur gjithmonë, por është ligj!
Kur njeriu ndërron jetë fill pas kryerjes së haxhit dhe varroset në një qytet me Profetin (a.s.) është një shenjë shpresëdhënëse dhe lehtëson disi hidhërimin e familjarëve.
Qoftë i Xhennetit haxhiu i nderuar Sulejman Koloriu!/m.j