Rriten kuotat e pranimit në Universitetin e Mjekësisë për vitin akademik 2024 – 2025. Këtë vit akademik ku pritet të hyjë në fuqi dhe marrëveshja në formën e pr/ligjit si mbështetje për studentët është parashikuar që të jenë 500 kuota.
“Detyra jonë ëshë të garantojmë sistem shëndetësor me personel të kualifikuar. Duam të fuqizojmë sistemin shëndetësor. Do të rrisim numrin e kuotave në 500 kuota pranim” tha Manastirliu duke prezantuar dhe detajet e marrëveshjes që do të jetë në formën e pr/ligjit.
/f.stafa