Gratë demokrate protestuan sot para kryeministrisë ndaj fjalorit të ulët, të përdorur sipas tyre nga shefi i qeverisë, Edi Rama ndaj femrave demokrate.
Në një podium të vendosur përpara kryeministrisë deputetet femra të PD-së, por edhe të tjera kërkuan largimin e kryeministrit Rama.
“Çdo qytetar e di sa është kapaciteti yt banal. Kur fyen një grua, një nënë, ti se ke për gjë të mashtrosh shqiptarët. Je edhe frikacak i madh ndaj i mban afër kriminelët. Mos harro, unë dhe të gjitha gratë që janë këtu në shesh të themi: Ik sa më parë”.
Thirrjen për tubimin e ka bërë deputetja e PD-së, Albana Vokshi, njëherazi kryetare e Lidhjes Demokratike të Gruas.