Aktorja e Hollivudit, Blanca Blanco, ka publikuar disa foto sensuale teksa është fotografuar pranë pishinës më 4 korrik.
Bukuroshja brune, me bikini të kuqe, ka shpalosur linjat e saj. Aktorja e “Tale Of Tales” foli pak ditë më parë për dietën që ajo mban duke thënë se mënyra sesi ushqehemi është tejet e rëndësishme jo vetëm për një trup të bukur, por dhe të shëndetshëm.
“Aktualisht përdor dietën mesdhetare, e cila është e përshtatshme pasi është e pasur me perime, vaj ulliri dhe proteina”, tha ajo.