Vizita e Presidentit të 42-të SHBA-ve në Shqipëri ishte një ngjarje historike, ku nuk munguan mesazhet politike të adresuara për Shqipërinë dhe Kosovën.
I ftuar në Report Tv në emisionin ‘Hapësira pro dhe kundër’ me gazetaren Besmira Pelushaj, ish-ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Fatos Tarifa komentoi mesazhet që Presidenti Bill Clinton dha dje për Kosovën dhe Shqipërinë.
Sipas analistit politik, Clinton i bëri thirrje dje kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, që të lërë mënjanë marrëzitë dhe të ndikojë në zgjidhjen e tensioneve në veri të Kosovës.
“Inisistim për të çuar atje kryebahskiakë të 2 % të votave teguan dështm. Ajo që Clinton donte të thoshte është që kur të gjithë miqtë e tu, aleatët dhe Uashingtoni e Brukseli në radhë të parë të këshillojnë të veprosh ndryshe dhe ti nuk i dëgjon, ti nuk po i respekton miqtë e tu.
Është e paimagjinueshme që një vend që amerikanët e krijuan, i dhanë lirinë dhe e ndihmuan të ndërtojë një shtet nuk i dëgjon dhe vepron ne kundërshtim me ta, pa i njoftuar për veprimet”, u shpreh Tarifa.
Për Tarifën Albin Kurti është një politikan jo vetëm populist por edhe një politikan egoist, i cili nuk po tregohet aspak i mençur në politikën që po ndjek por po tregohet këmbëngulës për të marrë gjithçka ndërkohë që s’do të lëshojë asgjë.
“Rruga e Albin Kurtit është rrugë pa krye. Nuk mund ti biesh murit me kokë kur askush s’të dëgjon dhe nuk mund të dalësh kundër të gjithëve për të realizuar egon personale politike”, u shpreh Tarifa.
Tarifa tha gjithashtu se 4 provincat në veri të Kosovës u krijuan me idenë që serbët të kenë të drejtat si pakicë ashtu sikurse në çdo shtet tjetër, ndaj kjo krijoi mollën e sherrit.
“Ato katër provinca në veri të Kosovës që janë të populluara me shumicë serbe u krijuan me idenë që serbët në këtë shtet tashme të pavarur të kenë te drejtat e tyre dhe t’i gëzojnë si në çdo komunitet tjetër. Kjo ka krijuar mollën e sherrit.
Krijimi i xhepave të tillë në Kosovë do të jetë mollë sherri për një kohë të gjatë, por mënyra se si menaxhohen krizat që mund të ndodhin është ajo që tregon aftësinë e një shteti dhe situata aktuale tregon paaftësi të qeverisë së Kurtit për të menaxhuar një krizë të rëndë”, tha Tarifa.
Tutje Tarifa e quan historike vizitën e ish-presidentit amerikan ndonëse ishte një vizitë jozyrtare private, por vetë kishte një pritshmëri tjetër.
Sa i përket pjesëmarrjes së ish-presidentëve shqiptarë dhe politikanëve, Tarifa tha se duhet të ishte presidenti, teksa komentoi si të pavend praninë e Fatmir Mediut në pritje, i cili është thjesht një drejtues i një partie të vogël. Ndërsa për mungesën e Berishës ai tha se nuk kishte si të ishte ndryshe pasi, Berisha është i padëshiruar për Amerikën.
Tarifa tha gjithashtu se priste që Rama të ishte në Uashington, pasi prej 10 vitesh s’ka qenë kurrë.
“Marrëdhëniet ndërshtetërorë nuk janë marrëdhënie individësh. Në këtë kuadër Fatos Nano ishte shumë pranë ftesës në 2005 por nuk erdhi asnjëherë. Uroj të ndodhë por dyshoj se jo, ne nuk dimë realisht çfarë amerikanët mendojnë për qeverinë tonë në Uashington, askush atje nuk do ta dijë cili është kryeministri i vendit apo presidenti, mjafton që Shqipëria të ecë përpara dhe të mos krijojë trazira në Ballkan”, tha Tarifa./m.j