Kontributi dhe lidhja e ngushtë me albanologjinë e historianit francez Pierre Cabanna është përkujtuar sot nga Akademia e Shkencave. Kontaktet të para me vendin tonë nisën në vitin 1965 në doktoraturën e tij, “Epiri që nga vdekja e Pirros deri në pushtimin romak”. Botim ky që ndalet në problemet e historisë së Epirit dhe Ilirisë së Jugut.
Por ky ishte vetëm fillimi për të vijuar me “Ilirët, nga Bardhyli tek Genti”, si dhe me dhjetëra studime të tjera dedikuar arkeologjisë dhe historisë shqiptare. Ndaj dhe amaneti i tij ishte që fondi i krijimtarisë së bibliotekës së tij t’i dhurohet Akademisë së Shkencave.
MARIN HAXHIMIHALI
STUDIUES
“Është një bibliotekë shumë e pasur me një literaturë të specializuar për të gjithë problematikat e historisë së lashtë dhe arkeologjisë për Ilirinë e Jugut dhe Epirtit Antik. Në radhe të parë do ti bënte nderë institucionit që do ta marri por do të ishte ndihmë e madhe për studiuesit sepse literature e specializuar është si uji i pakët, janë libra të rrallë që vështirë të gjinden.”
Aktiviteti i tij shkencor ka qenë i lidhur ngushtësisht me territorin Ballkanit dhe ai shpesh ka ecur krah themeluesve të arkeologjisë shqiptare të shekullit XX.
Pierre Cabanna u nda nga jeta në 13 qershor të këtij viti, ndërsa dy vite më parë është nderuar me titullin “Nderi i Akademisë së Shkencave”.
/f.stafa