Një dritë e bardhë e fortë është shfaqur mbrëmë mbi qiellin e Edinburgut në Skoci. Banorët thonë se më pas u dëgjua një përplasje e fortë dhe lëkundje toke.
Policia ka bërë të ditur se ka marrë shumë telefonata për fenomenin, i cili dyshohet të jetë një meteor i rënë në sipërfaqen e Tokës.