Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot Ditën e Pavarësisë.
Me këtë rast, Kryeministri i vendit Edi Rama ka uruar Amerikën në përvjetorin e Pavarësisë.
Përmes një postimi me një kolazh fotosh nga vizita e ish-Presidentit të SHBA, Bill Clinton, Kryeministri Rama ka zgjedhur të urojë Pavarësinë e Amerikës.
“Gëzuar 4 Korrikun Amerikë! Zoti të bekoftë”, shkruan kryeministri Rama.
/a.r