Në emisionin “Open” në News24, ish-kryeministri Pandeli Majko teksa u ndal tek tensionet në veri të vendit dhe konflikti Beograd-Prishtinë, u shpreh qartë se amerikanët e dinë shumë mirë se çfarë po ndodh në Serbi.
Gjithashtu, Majkon theksoi se Prishtina zyrtare duhet të jetë më e kujdesshme , duke shtuar se kushdo që ka vendosur të vërë në rrezik jetën e ushtarëve të NATO-s, duhet ta dijë se koordinimi do të jetë me ata që i ka dërguar ushtarët në Kosovës.
“Askush më mirë se amerikanët nuk e di se çfarë po ndodh në Beograd. Pikërisht se ata dinë, dikush në Prishtinë duhet të tregohet i kujdesshëm. Nëse dikush ka vendosur të vërë në rrezik jetën e ushtarëve të NATO-s, duhet të mendojë se për ta bërë këtë duhet të koordinojë me ata që i ka sjellë ata ushtarë”, tha ndër të tjera Majko./m.j