Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në dalje të Tiranës, ku dy persona kanë mbetur të plagosur.
Policia bën të ditur se mjeti me drejtues personin me inicialet F.H është përplasur me motorin që drejtohej nga personi me inicialet K.J.
Për pasojë është lënduar ky i fundit së bashku me vëllain e tij 18-vjeçar. Këta dy persona ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 03.07.2023, në afërsi të Teg-ut, automjeti me drejtues shtetasin F. H., është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin K. J. Si pasojë janë dëmtuar shtetasi K. J., 26 vjeç dhe vëllai i tij, shtetasi R. J., 18 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.