Pa dyshim se teknologjia po luan një rol të madh në jetën e secilit, ajo ka lehtësuar jetën e njeriut por kohë pas kohe po shkakton edhe probleme shëndetësore.
Studiuesit tregojnë se meshkujt të cilët e mbajnë telefonin e tyre në xhep të kthyer nga ekrani rrezikojnë të dëmtojnë testosteronet dhe spermën, shkruan Collective-evolution.com, transmeton Gazeta Express.
Ky studim është bërë në Universitetin Technion në Izrael, në këtë hulumtim morën pjesë rreth 100 meshkuj rezultatet e të cilëve u publikuan në reviztën “Reproductive BioMedicine”. Këta meshkuj që kanë mbajtur vazhdimisht telefonin në xhepin e pantallonave kanë rezultuar të kenë më pak spermë sesa meshkujt e tjerë.
Konsulenti i fertilitetit Gedis Grudzinskas, këshillon meshkujt që telefonin ta mbajnë në ndonjë xhep në gjoks dhe jo në xhepin e përparëm të pantallonave.
Mungesa e spermës ka qenë problem për disa dekada radhazi. Në vitin 1991 profesori Niels Skakebaek nga Universiteti i Kopenhagës deklaroi në prani të përfaqësuesve të OBSH-së se mungesa e spermës është shkak i kimikateve dhe stresit.
“Meshkujt duhet të mendojnë seriozisht dhe të largohen nga telefonat e tyre, përfundon Grudzinskas.