Policia e Tiranës ka arrestuar shoferin e motorit që u përplas ditën e djeshme me autobusin e linjës së Unazës.
Sipas njoftimit të policisë, shoferi i mototmjetit ishte duke lëvizur kundravajtje. Si pasojë e përplasjes, përpos dëmeve materiale u lëndua nipi i shoferit të motorit i cili ndodhej së bashku me të në mjet.
Ishte gjshi i tij i cili po drejtonte motomjetin pa leje drejtimi dhe në sens të kundërt në lëvizje.
– H. Gj., banues në Tiranë, pasi në rrugën “5 Maji”, duke drejtuar motomjetin e tij pa leje drejtimi dhe në sens të kundërt me lëvizjen, është përplasur me autobusin me drejtues shtetasin P. F. Si pasojë është dëmtuar një i mitur 12 vjeç, (pasagjer në motomjet), i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën;
/a.r