Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha po zhvillon një vizitë zyrtare në Bruksel, ku është takuar me komisionerin për Zgjerimin, Hahn.
Gjosha ka ritheksuar se reforma në drejtësi mbetet e domosdoshme për qytetarët shqiptarë. “Miratimi i shpejtë i reformës nxit avancimin e procesit të integrimit”, ka thënë Gjosha.
Në të njëjtat linja është shprehur edhe komisioneri Hahn, i cili ka theksuar se, reforma në drejtësi është thelbësore.
I pranishëm në takimin Gjosha-Hahn ka qenë edhe drejtori për Zgjerimin, Danielsson, i cili ka bërë të njëjtat vlerësime se i takon reformimit të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.
“Bashkëpunimi mes palëve politike është shumë i rëndësishëm në këtë proces”, ka thënë Danielsson.
TCH